KOSOVA

Deputeti i LVV-së: Bisedimet me LDK-në po ecin mirë, jemi në rrugë të mbarë për presidentin

Kosova.Today ·

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka deklaruar se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për tejkalimin e bllokadës në Kuvend po vazhdojnë dhe se palët janë në rrugë të drejt për zgjedhjen e presidentit të Kosovës. Haliti...

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka deklaruar se bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës për tejkalimin e bllokadës në Kuvend po vazhdojnë dhe se palët janë në rrugë të drejt për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Haliti ka thënë se një dakordim për një kandidat konkret për president do të mundësonte zhbllokimin e shpejtë të procesit institucional.

“Bisedimet me LDK-në po vazhdojnë dhe duket që janë në rrugë të mbarë që të kemi një përafrim sa i përket zgjedhjes së presidentit të Kosovës”, ka deklaruar Haliti për Frontonline.

Sipas tij, në momentin që arrihet marrëveshje për një emër të përbashkët, procesi për formimin e institucioneve pritet të përmbyllet brenda një kohe të shkurtër.

“Në momentin që arrihet një dakordim për një emër të përveçëm, atëherë në kohë shumë të shpejtë do t’i kemi të gjitha institucionet e zgjedhura”, ka thënë deputeti i LVV-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë

15.11.2026

U transportua me autoambulancë pa sirena në Spitalin e Pejës, kjo është 43-vjeçarja që vdiq

14.11.2026

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026

Pandeli Majko trondit Asamblenë e PS-së: Kam informacion për 1 mijë orë filmime er’otike dhe korruptive, jepni dorëheqjen

15.11.2026