MAQEDONIA

Diell dhe temperatura të larta, edhe sot deri në 39 gradë°C

Kosova.Today ·

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe kushte për paqëndrueshmëri afatshkurtër gjatë orëve të pasdites. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas...

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare lokale dhe kushte për paqëndrueshmëri afatshkurtër gjatë orëve të pasdites. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e përforcuar, nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të lëvizë nga 13 deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 39 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 39 gradë.

Gjatë fundjavës, paradite do të jetë me diell dhe ngrohtë, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Në disa zona, këto procese do të jenë në formë stuhie, me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe mundësi për breshër.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

61 shqiptarë dhe 105 maqedonas janë punësuar së fundi në institucionet shëndetësore në Kumanovë

13.11.2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026