MAQEDONIA

Digjet ‘Mercedesi’ në autostradën Shkup-Tetovë

Kosova.Today ·

Më 19.08.2026, në orën 01:10, në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, te kryqëzimi i Grupçinit, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë vërejtur një automjet të djegur të tipit „Mercedes“, me targa të Shkupit. Automjeti është në...

Më 19.08.2026, në orën 01:10, në rrugën rajonale Shkup-Tetovë, te kryqëzimi i Grupçinit, zyrtarët policorë nga Departamenti Policor i Grupçinit kanë vërejtur një automjet të djegur të tipit „Mercedes“, me targa të Shkupit.

Automjeti është në pronësi të S.I. (66) nga fshati Bukoviq dhe drejtohej nga M.I. (19), po nga Bukoviqi. Në automjet ndodheshin edhe A.J. (19) nga Bukoviqi dhe B.B. (20) nga Shkupi.

Zjarri është shuar nga ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit në Tetovë.
Më vonë, gjatë kohës kur ekipi për hetim po kryente ekspertizën në vendngjarje, pasagjeri B.B. (20) filloi të fotografonte me telefon celular. Pasi iu kërkua të largohej, ai filloi të sillej në mënyrë agresive ndaj zyrtarëve policorë.
Ai është ndaluar në Departamentin Policor të Grupçinit dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatëse.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026

Shasivari: Hapet kutia e Pandorës së ALTA BANKËS: Grubi, familja e Soravisë dhe emri i Davor Macurës në qendër të pikëpyetjeve

15.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026