JETA

“Si e dinte Macron 6 ditë më herët se Thaçi do të dënohet rëndë” Misetic e publikon videon e Vuçiq: Pyetje që do përgjigje

Kosova.Today ·

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris. Sipas Misetic, Vuçiq ka deklaruar...

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur disa pikëpyetje lidhur me një deklaratë të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, për takimin e tij me presidentin francez Emmanuel Macron më 10 shtator në Paris.

Sipas Misetic, Vuçiq ka deklaruar në një video se gjatë takimit i ishte thënë nga një “lider evropian dhe botëror” se Thaçi do të merrte “një dënim të rëndë”.

Avokati pyet se si mund të ishte në dijeni presidenti francez Macron për rezultatin e aktgjykimit disa ditë përpara shpalljes së tij.

Misetic gjithashtu ngre pyetjen se përse një çështje e tillë do të ishte diskutuar mes Macronit dhe Vuçiqit. Sipas avokatit Misetic, këto janë pyetje që duhet marrin përgjigje.

“Presidenti serb Vuçiq u takua me presidentin francez Macron më 10 shtator në Paris, ku, sipas Vuçiqit në videon e mëposhtme, atij iu tha nga një ‘lider evropian dhe botëror’ [lexo: Macron] se Thaçi do të merrte ‘një dënim të rëndë’. Se si Macron e dinte rezultatin e aktgjykimit të paktën gjashtë ditë përpara dhe pse Macron po fliste me Vuçiqin për këtë çështje, janë pyetje që mbeten për t’u përgjigjur.”,ka shkruar Misetic.

Screenshot


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Rreth 11 mijë e 500 banorë të regjionit të Bazelit e kanë shqipen gjuhën e tyre të parë

15.11.2026

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

Dënohet malazezi 32 vjeçar që kishte kërcënuar Përparim Avdilin

15.11.2026