Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës
Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar rolin e mërgatës kosovare në forcimin e lidhjeve mes dy shteteve, njofton albinfo.ch. Kurti ka...
Lajmin e ka bërë të ditur Kurti përmes një postimi në Facebook, ku ka vlerësuar marrëdhëniet e mira ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke theksuar rolin e mërgatës kosovare në forcimin e lidhjeve mes dy shteteve, njofton albinfo.ch.
Kurti ka shprehur mirënjohje për kontributin e Zvicrës dhe ka veçuar hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për Tregti të Lirë me vendet e EFTA-s, të cilën e ka cilësuar si një kapitull të ri në bashkëpunimin ekonomik.
Sipas tij, marrëveshja, e cila hyri në fuqi muajin e kaluar, përfshin tregtinë e mallrave dhe të shërbimeve.
“Marrëdhënieve të mira dypalëshe u paraprin lidhja e fortë e mërgatës sonë me popullin dhe shtetin zviceran”, ka shkruar Kurti.
Takimi u zhvillua në margjinat e Samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku liderë nga vende të ndryshme evropiane diskutojnë çështje të përbashkëta dhe bashkëpunimin rajonal./Albinfo.ch
The post Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.