JETA

Djali i Jakup Krasniqit me vargje për babain: Nëse do të ketë drejtësi, ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri

Kosova.Today ·

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, i ka kushtuar disa vargje babait të tij, një ditë para “Marshit për Liri” dhe pak ditë para shpalljes së vendimit në Hagë. Në shkrimin...

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe njërit prej ish-krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqi, i ka kushtuar disa vargje babait të tij, një ditë para “Marshit për Liri” dhe pak ditë para shpalljes së vendimit në Hagë.

Në shkrimin e tij, Altin Krasniqi ka kujtuar vitet e paraburgimit të babait të tij në Hagë, duke theksuar se më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burgim, të cilat, sipas tij, Jakup Krasniqi i ka vuajtur “vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten”.

Ai ka shprehur shpresën se më 16 shtator do të ketë drejtësi dhe se babai i tij, së bashku me bashkëluftëtarët, do të jetojë në liri.

Postimi:

Sytë e lodhur, por kurrë të dorëzuar.

Rrudhat u shtuan, por mendja kurrë nuk u plak.

Rruga që zgjodhe nuk ishte e lehtë,

por ëndrrën për një Kosovë të lirë e bëre realitet.

Më 16 shtator, nëse do të ketë drejtësi,

ti, bashkë me shokë, do të jetoni në liri.

Më 16 shtator bëhen 16 vite, 2 muaj e 1 ditë burg,

vetëm pse atdheun e deshe më shumë se veten.

Koha të mori vite babë,

por nuk ta mori as idealin, as dinjitetin,

as dashurinë për Kosovën.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

13.11.2026

Shoqata e Mjekëve të Zvicrës kundërshton kufizimin e kostos

15.11.2026

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026