JETA

U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave

Kosova.Today ·

Muzeu i Komunikimit në Bernë hap sot, më 13 nëntor, ekspozitën “CHIPS”, kushtuar mikroçipave dhe ndikimit të tyre në jetën e përditshme, përcjell albinfo.ch. Ekspozita i fton vizitorët të zbulojnë teknologjinë që fshihet brenda telefonave...

Muzeu i Komunikimit në Bernë hap sot, më 13 nëntor, ekspozitën “CHIPS”, kushtuar mikroçipave dhe ndikimit të tyre në jetën e përditshme, përcjell albinfo.ch.

Ekspozita i fton vizitorët të zbulojnë teknologjinë që fshihet brenda telefonave, furçave elektrike të dhëmbëve dhe satelitëve meteorologjikë. Megjithëse pothuajse të padukshëm, këta komponentë kanë rol thelbësor në funksionimin e botës digjitale.

Përmes një ndërthurjeje të fantazisë me realitetin, muzeu paraqet kompleksitetin e prodhimit të mikroçipave dhe rëndësinë e tyre në marrëdhëniet globale. Në qendër është edhe lidhja gjithnjë e më e ngushtë ndërmjet teknologjisë dhe shoqërisë.

Përmbajtja ofrohet në gjermanisht, frëngjisht dhe anglisht. Organizatorët e rekomandojnë ekspozitën për vizitorë nga mosha 13 vjeç.

“CHIPS” do të qëndrojë e hapur deri më 18 korrik 2027. Muzeu ndodhet në Helvetiastrasse 16 dhe është i hapur nga e marta deri të dielën, nga ora 10:00 deri në 17:00./Albinfo.ch

The post U hap sot në Bernë ekspozita “CHIPS”, një udhëtim në botën e mikroçipave appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicër: 18-vjeçari përplaset me Tesla në dy pemë

11.11.2026

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

11.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026

Saimir Shala: “Shqipëria do të bëhet një destinacion 365-ditor”

11.11.2026