SHQIPERIA

Jep dorëheqjen Afrim Qendro nga kreu i IKMT

Kosova.Today ·

Afrim Qendro nuk do të jetë më në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Sipas burimeve të Euronews Albania, Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeinspektorit të këtij institucioni. Largimi i tij vjen vetëm...

Afrim Qendro nuk do të jetë më në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Sipas burimeve të Euronews Albania, Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeinspektorit të këtij institucioni.

Largimi i tij vjen vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e IKMT-së, në shkurt të vitit 2026, duke zëvendësuar në këtë post Dallëndyshe Bicin.

Përpara marrjes së këtij posti, Qendro ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndërsa më herët ka mbajtur edhe detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për largimin e tij dhe as një shpjegim publik mbi arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi. Gjithashtu, nuk është bërë i ditur emri i personit që pritet të marrë drejtimin e IKMT-së.

Largimi i Qendros shënon një tjetër ndryshim në drejtimin e institucionit, i cili është përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin e territorit në vend.

The post Jep dorëheqjen Afrim Qendro nga kreu i IKMT appeared first on Euronews Albania.


Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Qeveria miraton ndryshimet në ligjin për sigurinë kibernetike, ja çfarë parashikohet dhe roli i SHISH-it

12.11.2026

Shpërthimi me tritol në makinën e një gruaje në Elbasan, në pranga një 17-vjeçar! Në kërkim bashkëautorët

12.11.2026

Po transportonin 4 emigrantë kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Vlorë, në kërkim bashkëpunëtori

12.11.2026

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë nga forcat e policisë

12.11.2026