Jep dorëheqjen Afrim Qendro nga kreu i IKMT
Afrim Qendro nuk do të jetë më në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT). Sipas burimeve të Euronews Albania, Qendro ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Kryeinspektorit të këtij institucioni.
Largimi i tij vjen vetëm pak muaj pasi mori drejtimin e IKMT-së, në shkurt të vitit 2026, duke zëvendësuar në këtë post Dallëndyshe Bicin.
Përpara marrjes së këtij posti, Qendro ka drejtuar Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndërsa më herët ka mbajtur edhe detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për largimin e tij dhe as një shpjegim publik mbi arsyet që e kanë çuar drejt këtij vendimi. Gjithashtu, nuk është bërë i ditur emri i personit që pritet të marrë drejtimin e IKMT-së.
Largimi i Qendros shënon një tjetër ndryshim në drejtimin e institucionit, i cili është përgjegjës për inspektimin dhe kontrollin e territorit në vend.
The post Jep dorëheqjen Afrim Qendro nga kreu i IKMT appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.