MAQEDONIA

VMRO-DPMNE për deklaratat e Osmanit: Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme

Kosova.Today ·

Nga VMRO-DPME mohojnë se kanë komunikuar me Bashkimin Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshme paralmentare. “Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme. E aq më pak na shkon ndërmend të komunikojmë me Bujar Osmanin...

Nga VMRO-DPME mohojnë se kanë komunikuar me Bashkimin Demokratik për Integrim për zgjedhje të parakohshme paralmentare.

“Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme. E aq më pak na shkon ndërmend të komunikojmë me Bujar Osmanin për tema kaq serioze. Bujari, duket se mes dy temave nacionaliste dhe të trilluara, po shpik sërish një mënyrë për të qenë aktual”, thonë nga VMRO-DPMNE për TV21.

Ky reagim i VMRO-DPMNE-së vjen pas deklaratave të nënkryetarit të BDI-së, Bujar Osmani në “Click Plus” të TV21, i cili tha se janë të gatshëm për zgjedhje se kji i është komunikuar VMRO-së.

“Normalisht në forma të ndryshme është komunikuar edhe te ata. Nuk ndonjë rezistencë të madhe në këtë drejtim dhe ne jemi në pritje se diku në pranverë të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe po i bëjmë përgatitjet në këtë drejtim”, tha Osmani.

The post VMRO-DPMNE për deklaratat e Osmanit: Nuk ka pasur komunikim me BDI-në për zgjedhje të parakohshme appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Dr. Nurije Aliu mahnit Kongresin Botëror “COGI 2026” në Athinë me zbulimin e saj shkencor!

16.11.2026

Si u nda nga jeta trajneri i Shkëndijës në moshën 46 vjeçare

15.11.2026

LSH zgjodhi strukturat partiake në Gostivar

15.11.2026

Kushtetuesja pret gjyqtarin e fundit për të vendosur për “Gjuhën shqipe” dhe “Rastet e Hagës”

13.11.2026