SHQIPERIA

Ja kush duhet të jetë figura për kryeministër të një qeverie të përkohshme, flet Spahiu?

Kosova.Today ·

Analisti dhe profesori kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka propozuar formimin e një qeverie të tranzicionit në Shqipëri me në krye ish-kryeministrin Pandeli Majko, me qëllim kalimin e krizës aktuale politike dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje...

Analisti dhe profesori kosovar, Nexhmedin Spahiu, ka propozuar formimin e një qeverie të tranzicionit në Shqipëri me në krye ish-kryeministrin Pandeli Majko, me qëllim kalimin e krizës aktuale politike dhe përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, përcjell INA.

Sipas Spahiut, figura e Majkos përfaqëson përvojën e nevojshme shtetërore për të menaxhuar situata komplekse, ndërsa propozon që kabineti i ri qeveritar të gjithëpërfshijë përfaqësues nga të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Kuvend.

“Pandeli Majko duhet të bëhet kryeministër i përkohshëm i Shqipërisë deri në zgjedhjet e parakohshme kombëtare. Ai ka përvojën e duhur në situata krizash. Ka qenë kryeministër në kohën e luftës së Kosovës, ka luajtur rol shtensionues në vitin 1997 dhe mbi të gjitha ka qenë kryeministri më i ndershëm në 80 vitet e fundit. Ministrat do të duhej t’i zgjedhte vetë Majko nga të gjitha partitë e përfaqësuara në Parlamentin shqiptar”, ka deklaruar Spahiu.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga votimi i detyrueshëm te listat e hapura për këshilltarët bashkiakë, Berisha prezanton qëndrimet e PD-së për Reformën Zgjedhore

13.11.2026

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

13.11.2026

Punime në aksin sheshi Shqiponja-Limuth, nisin devijimet e trafikut

13.11.2026

Të shtëna me armë pas një konflikti në Durrës, policia në kërkim të autorit

14.11.2026