JETA

Dushi: Kurti dhe VV e ka dëshmuar shumë herë se s’duan stabilitetin, ata duan krizë

Kosova.Today ·

Kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, ka reaguar pas takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti. Ai ka treguar qëllimet e kryeministrit në detyrë. Sipas tij, Kurti dhe partia...

Kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, ka reaguar pas takimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.

Ai ka treguar qëllimet e kryeministrit në detyrë.

Sipas tij, Kurti dhe partia e tij tashmë e kanë dëshmuar disa herë se nuk duan stabilitet.

“Tashmë e ka dëshmuar shumë herë Kurti dhe organizata e tij se nuk e duan stabilitetin. Ata duan krizë, sepse me kriza u rritën dhe në krizë mbijetojnë. Krizat i krijojnë, i thellojnë dhe pastaj i shfrytëzojnë politikisht. Sa herë vendit i duhet qetësi, normalitet dhe institucione që funksionojnë, ata prodhojnë konflikt, përçarje dhe krizë”, ka shkruar Dushi në profilin e tij në Facebook.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Zug: Me dron policie identifikohet shqiptari i dyshuar për vjedhje me thyerje

13.11.2026

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026

Zviceranët po shpenzojnë më shumë, konsumi u rrit me 1.6% në tetor

15.11.2026