SPORTI

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, nominohet për “Topin e Artë”

Kosova.Today ·

Trajnerja me prejardhje nga Kosova, Elena Sadiku, është nominuar për çmimin prestigjioz “Trajneri i Vitit” në ceremoninë e “Topit të Artë” (Ballon d’Or), pas një sezoni të suksesshëm në futbollin e femrave, shkruan albinfo.ch. Në krye të skuadrës...

Trajnerja me prejardhje nga Kosova, Elena Sadiku, është nominuar për çmimin prestigjioz “Trajneri i Vitit” në ceremoninë e “Topit të Artë” (Ballon d’Or), pas një sezoni të suksesshëm në futbollin e femrave, shkruan albinfo.ch.

Në krye të skuadrës suedeze BK Häcken, 32-vjeçarja arriti të fitojë trofeun e parë të klubit në edicionin inaugurues të UEFA Women’s Europa Cup, duke shënuar një moment historik për ekipin e themeluar në vitin 1970. Sadiku është gjithashtu e vetmja grua në mesin e kandidatëve për këtë çmim.

Rrugëtimi i saj drejt suksesit është shënuar nga sfida të mëdha. Pas lëndimeve të rënda në gju dhe 13 ndërhyrjeve kirurgjikale, ajo u detyrua ta përfundonte karrierën si futbolliste në moshën 24-vjeçare. Megjithatë, vetëm pak muaj më vonë, nisi një kapitull të ri në futboll, duke u përqendruar në punën si trajnere.

Gjatë karrierës së saj, Sadiku ka punuar në disa shtete, përfshirë Kinën, Danimarkën dhe Skocinë. Me Celticun arriti të fitojë titullin e parë historik të kampionit, përpara se të vazhdonte sukseset me BK Häcken në Suedi.

Historia e saj lidhet ngushtë edhe me përvojën e familjes së saj, e cila u largua nga Kosova në fillim të viteve ’90 për shkak të rrethanave të vështira në ish-Jugosllavi. Elena lindi në Gjermani, ndërsa pas kthimit të familjes në Kosovë dhe shpërthimit të luftës, ata u vendosën në Suedi.

Sot, Sadiku përfaqëson një histori këmbënguljeje dhe suksesi në futbollin evropian, duke u bërë një emër i rëndësishëm në zhvillimin e futbollit të femrave./Albinfo.ch

The post Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, nominohet për “Topin e Artë” appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shiroka Pula ndjek ndeshjen Kosovë-Izrael, falënderon futbollistët për angazhimin

14.11.2026

Refuzoi Zvicrën për Kosovën, Lutfi Dalipi zgjedh fanellën dardane

12.11.2026

Klopp me superlativa për Brajan Grudën: I gjori mbrojtësi i majtë serb, çfarë përballjeje

14.11.2026

FC Basel publikon një fotografi të Xherdan Shaqirit, duke krahasuar pamjen e tij në vitin 2013 me atë të vitit 2026

14.11.2026