JETA

Ermonela Jaho vlerësohet nga mediat britanike dhe irlandeze pas koncertit në Wexford

Kosova.Today ·

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, ka marrë vlerësime nga kritika muzikore britanike dhe irlandeze pas paraqitjes së saj në koncertin gala për 75-vjetorin e Festivalit të Operës Wexford në Irlandë. Koncerti, i mbajtur...

Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho, ka marrë vlerësime nga kritika muzikore britanike dhe irlandeze pas paraqitjes së saj në koncertin gala për 75-vjetorin e Festivalit të Operës Wexford në Irlandë. Koncerti, i mbajtur më 17 tetor, mblodhi në skenë Jahon, Joseph Callejan, Daniela Barcellonan dhe Giorgi Manoshvilin, nën drejtimin e dirigjentit Daniele Callegari, transmeton albinfo.ch.

Në recensionin e publikuar më 19 tetor në gazetën britanike The Times, kritiku Neil Fisher e veçoi interpretimin emocional të Jahos. Ndërsa The Irish Times, në recensionin e kritikut Michael Dervan, vlerësoi aftësinë e sopranos për të përcjellë emocion edhe përmes një këndimi shumë të butë.

Pas koncertit, Jaho e përshkroi rikthimin në Wexford si një kthim në shtëpi dhe në një pjesë të shpirtit të saj. Ajo falënderoi drejtuesen artistike Rosetta Cucchi, kolegët me të cilët ndau skenën, dirigjentin, orkestrën dhe publikun për përjetimin e veçantë.

Festivali i Operës Wexford, i cili zhvillohet nga 15 deri më 31 tetor 2026, shënon këtë vit 75-vjetorin e themelimit. Jaho ka një lidhje të hershme me festivalin, ku është paraqitur edhe në fillimet e karrierës së saj ndërkombëtare.

Paraqitja e saj në këtë ngjarje të rëndësishme muzikore shënon një tjetër moment në karrierën e sopranos shqiptare, e cila vazhdon të interpretojë në skena të njohura ndërkombëtare./Albinfo.ch

The post Ermonela Jaho vlerësohet nga mediat britanike dhe irlandeze pas koncertit në Wexford appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Lumi që prodhon borë në sasi gjigante

11.11.2026

Zvicër: Më 29 nëntor votohet për transport publik më të lirë për të rinjtë

12.11.2026

Filmi “DUA”, i propozuar për Oscar, shfaqet para publikut ndërkombëtar në Nju-Jork

14.11.2026

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026