MAQEDONIA

LSDM a është gatshme për zgjedhje të parakohshme, flet Filipçe

Kosova.Today ·

“LSDM-ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që të shpallen, me një ekip, program dhe një Masterplan të ri për Maqedoninë, por nuk do të jetë alibi e Hristijan Mickoskit për zgjedhje”, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur...

“LSDM-ja është e gatshme për zgjedhje kurdo që të shpallen, me një ekip, program dhe një Masterplan të ri për Maqedoninë, por nuk do të jetë alibi e Hristijan Mickoskit për zgjedhje”, porositi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp.

„Jo, ne nuk do të jemi alibi. Zgjedhje do të ketë kur t’u mbarojnë paratë për tenderë korruptivë. Vetëm kjo i intereson atyre, asgjë tjetër“, tha Filipçe.

Kryetari i LSDM-së theksoi se partia e tyre është e gatshme dhe se përgatitet çdo ditë për zgjedhjet e ardhshme, pavarësisht se kur do të mbahen ato.
„Ne jemi gjithsesi të gatshëm, përgatitemi çdo ditë. Nëse më pyetni nëse jemi të gatshëm, jemi të gatshëm me ekip, jemi të gatshëm me një program të mirë“, theksoi Filipçe.

Gjatë muajit të ardhshëm, siç paralajmëroi Filipçe, LSDM-ja do të prezantojë edhe Masterplanin për Maqedoninë, me hapa konkretë, premtime dhe mekanizma përmes të cilëve qytetarët do të mund të kontrollojnë realizimin e tyre.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pa patentë dhe nën alkool: Nëntë shoferë përfunduan në polici

15.11.2026

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026

BDI: Kopilin tuaj s’mund ta lini në derë të huaj!

15.11.2026

‘As Senjak’ del me deklaratë për opinionin pas akuzave për lidhje me Alta Bankën

14.11.2026