JETA

Ky është 19-vjeçari që u gjet pa shenja jete në Kaçanik

Kosova.Today ·

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut gjatë ditës së sotme. Bëhet e ditur se viktima është Enver Palloshi. Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt,...

Një 19-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Nikaj të Kaçanikut gjatë ditës së sotme. Bëhet e ditur se viktima është Enver Palloshi.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se policia është njoftuar rreth orës 13:30 nga familjarët e viktimës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Kaçanikut, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Kaçanik, të cilët kanë konstatuar vdekjen. Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe trupit, nuk janë evidentuar elemente të dyshimit për përfshirje të personave të tjerë. Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje”, ka thënë Veseli.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026

Krenati- Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

Kurti dhe Parmelin diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës

13.11.2026