KOSOVA

Ky është vozitësi që humbi jetën në aksidentin tragjik në Junik

Kosova.Today ·

Është raportuar më herët për një aksident tragjik që ndodhi sot në fshatin Jasiq të Junikut, ku humbi jetën drejtuesi i një katërçiklete. Viktima e këtij aksidenti është Shkëlqim Alaj, nga Drenoci i Vokshit në Komunën e Deçanit. Aksidenti ndodhi...

Është raportuar më herët për një aksident tragjik që ndodhi sot në fshatin Jasiq të Junikut, ku humbi jetën drejtuesi i një katërçiklete.

Viktima e këtij aksidenti është Shkëlqim Alaj, nga Drenoci i Vokshit në Komunën e Deçanit.

Aksidenti ndodhi rreth orës 13:40, ndërsa si pasojë e lëndimeve të marra, Alaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet relevante të Policisë dhe prokurori i shtetit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

Limaj: Në Hagë nuk dallohej kush ishte prokuror e kush gjyqtar

14.11.2026

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

16.11.2026