JETA

Eskalon situata me zjarr tek Qeveria, Policia shton forcat anembanë kryeqytetit

Kosova.Today ·

Pas informacioneve se nga takimi i kryeministri Albin Kurti dhe kreut të PDK-së Bedri Hamza nuk ka asnjë marrëveshje, nga PDK-ja janë bërë thirrje që të mblidhen sa më shumë protestues në shesh. Kurse në shesh drejtuesit e këtyre protestave...

Pas informacioneve se nga takimi i kryeministri Albin Kurti dhe kreut të PDK-së Bedri Hamza nuk ka asnjë marrëveshje, nga PDK-ja janë bërë thirrje që të mblidhen sa më shumë protestues në shesh.

Kurse në shesh drejtuesit e këtyre protestave janë dëgjuar t’u drejtohen turmave me tonë më të ashpra e me kërkesa më të zëshme.

Po ashtu në shumicën e daljeve të kuvendit dhe të Qeverisë janë shtuar numër i madh i zyrtarëve policorë dhe janë bllokuar edhe rrugët.

Pak minuta më parë Policia ka bllokuare dhe një prej rrugëve kryesore në lagjen Qafa, që lidh vendin me institucionet.

Tek qeveria e Kosovës janë hedhur mjete piroteknike e policia ka shpërndarë edhe gaz lotsjellës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026

Gruas turke iu refuzua shtetësia për shkak të një përgjigjeje për sportin, kantoni rrëzon vendimin

11.11.2026

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026

Zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit” deri në tri ditë pas konsumimit

12.11.2026