KOSOVA

Familja e të arratisurit Mefail Shkodra ka një ankesë, thotë se dikush po ua sulmon vilën luksoze

Kosova.Today ·

Janë bërë saktësisht një vit e dhjetë ditë nga ngjarja që kishte tronditur Gjilanin. Të dielën e 10 gushti të vitit të kaluar, në mes të ditës, në qendër të qytetit, u qëlluan për vdekje babë e bir, Selami dhe Edmron Hasanin, argjendarë të...

Janë bërë saktësisht një vit e dhjetë ditë nga ngjarja që kishte tronditur Gjilanin. Të dielën e 10 gushti të vitit të kaluar, në mes të ditës, në qendër të qytetit, u qëlluan për vdekje babë e bir, Selami dhe Edmron Hasanin, argjendarë të njohur në Gjilan, si dhe Abedin Hoxhën.

Si të dyshuar kryesorë për vrasjen janë Mefail Shkodra dhe dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra, të cilët që nga dita e krimit vazhdojnë të jenë në arrati dhe të pakapshëm për organet e rendit.

Nga arratia ata po përcjellin me shqetësim situatën e një vile luksoze në pronësi të tyre.

Sipas ankesës së bërë në redaksinë e Indeksonline, familja Bunjaku për të disatën herë po ua dëmton villën e tyre në Makresh të Novëbërdës.

Në akuzën e bërë nga familja Shkodra, thuhet se është hera e tretë që vila po sulmohet dhe dëmtohet qëllimisht.

Sipas familjes Shkodra, ekziston edhe një masë ndaluese gjyqësore që ua ndalon personave në fjalë afërsinë fizike te kjo pronë./Indeksonline


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova pa taksë për karbonin, përball faturës së ndotjes

15.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

Osmani për Rugovën: Është Ati Themeltar i pavarësisë, kontributi i tij s’mund të fshihet nga historia

15.11.2026

Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror

14.11.2026