KOSOVA

Fatmir Sheholli deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për spiunazh e shantazh

Kosova.Today ·

Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Fatmir Sheholli, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për “Spiunazh” dhe “Shantazh”. “E ndiej veten të pafajshëm”, deklaroi Sheholli. Deklarimin rreth fajësisë,...

Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, i akuzuari Fatmir Sheholli, u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

“E ndiej veten të pafajshëm”, deklaroi Sheholli.

Deklarimin rreth fajësisë, Sheholli e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Bekim Kodraliu.

Ndryshe, Fatmir Sheholli ngarkohet për përfshirje në veprime që, sipas aktakuzës, kanë synuar ndikimin në procesin zgjedhor në Kosovë, bashkëpunimin me një shërbim të huaj informativ, si dhe ushtrimin e presionit ndaj një biznesmeni.

Sipas aktakuzës, Agjencia për Siguri dhe Inteligjencë e Serbisë (BIA) i kishte dhënë Shehollit 5 mijë euro dhe materiale audio, me qëllim të ndikimit në zgjedhjet lokale, veçanërisht te komuniteti serb në Kosovë.

Prokuroria pretendon se, disa ditë para zgjedhjeve lokale të vitit të kaluar, Sheholli kishte pranuar materiale që përmbanin biseda audio dhe transkriptime të disa zyrtarëve të lartë të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, institucion i drejtuar nga Nenad Rashiq.

Sipas aktakuzës, synimi ishte që këto materiale të publikoheshin në mediat kosovare për të diskredituar zyrtarët dhe institucionet e Kosovës dhe, në këtë mënyrë, për të ndikuar në procesin zgjedhor.

Në dokumentin akuzues thuhet se Sheholli ia kishte dorëzuar këto materiale gazetarit dhe analistit Milaim Zeka, së bashku me shumën prej 1 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, ai e kishte udhëzuar Zekën edhe lidhur me mënyrën dhe kohën e publikimit të materialeve në emisionin “Pa Rrotlla”.

Prokuroria pretendon gjithashtu se Sheholli i kishte thënë Zekës se materialet i kishte siguruar nga Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ).

The post Fatmir Sheholli deklarohet i pafajshëm lidhur me akuzën për spiunazh e shantazh appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

16.11.2026

Ismet Beqiri kritikon zhvillimet në LDK: Nuk mund të flasësh për bashkim duke i larguar ata që e ndërtuan partinë

14.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

IHMK paralajmëron mot me shi gjatë vikendit, në viset malore priten reshje bore

13.11.2026