MAQEDONIA

Filipçe: Nëse vij në pushtet, provimi i jurisprudencës do të jetë 100% në shqip

Kosova.Today ·

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht në shqip. Sipas Filipçes, s’ka kurrfarë arsye të mos lejohet të jepet provimi në gjuhën...

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që provimi i jurisprudencës të jepet tërësisht në shqip. Sipas Filipçes, s’ka kurrfarë arsye të mos lejohet të jepet provimi në gjuhën në të cilën kanë mbaruar studimet.

“Nëse dikur vini në pushtet a do t’u garantoni studentëve dhe nëse do ta respektoni Kushtetutën dhe Ligjin për Gjuhët dhe provimi i jurisprudencës studentët shqiptarë ta japin 100% në shqip?

“Gjithsesi se në çfarëdo forme ligjet dhe Kushtetuta patjetër të respektohen. Por në këtë rast? Po absolutisht mendoj se duhet ta japin në gjuhën në të cilën e kërkojnë, pse një çështje e tillë të krijojë shqetësim?”, theksoi Filipçe./Alsat.mk


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Adnan Azizi: Më shumë lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë, më shumë lehtësime për qytetarët tanë

13.11.2026

Kambovski: Besimi në gjyqësor nuk mund të rikthehet me fjalime dhe retorikë boshe

13.11.2026

Zagrebi si model për Tetovën, Kasami mirëpritet nga Tomasheviqi, 4 pikat e bashkëpunimit

14.11.2026

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100

14.11.2026