MAQEDONIA

Filipçe: Do ta rikthejmë pushtetin dhe qytetarët do të jetojnë më mirë

Kosova.Today ·

Lideri i LSDM‑së, Venko Filipçe, vlerësoi se qytetarët sot jetojnë shumë më keq sesa para dy‑tre viteve dhe se, siç tha, problem shtesë është humbja e shpresës se në shtet mund të jetohet më mirë. “Tani jetohet shumë më keq sesa para dy‑tre...

Lideri i LSDM‑së, Venko Filipçe, vlerësoi se qytetarët sot jetojnë shumë më keq sesa para dy‑tre viteve dhe se, siç tha, problem shtesë është humbja e shpresës se në shtet mund të jetohet më mirë.

“Tani jetohet shumë më keq sesa para dy‑tre viteve. Jo vetëm që jetohet më keq, më e tmerrshmja nga gjithçka është se njerëzve u është vrarë shpresa se këtu mund të jetë vend më i mirë për të jetuar”, deklaroi Filipçe.

Ai e akuzoi pushtetin aktual se me mënyrën e menaxhimit të shtetit u jep shembull të keq të rinjve.

“U japin shembull të keq të rinjve si qeveriset dhe si menaxhohet me shtetin”, tha kryetari i LSDM‑së.

Filipçe porositi se partia e tij do të përpiqet përsëri ta fitojë besimin e qytetarëve dhe ta ndryshojë gjendjen në vend.

“Do ta rikthejmë pushtetin në duart e qytetarëve dhe kjo punë do të ndryshojë, do të hyjmë në Evropë dhe të rinjtë do ta shohin të ardhmen këtu”, deklaroi Filipçe.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Admir Shabani: A kishte ndikim Artan Grubi ndaj Ali Ahmetit përmes dokumenteve të ‘Alta Bankës’?

15.11.2026

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë nga NATO?

15.11.2026

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

15.11.2026

VLEN: Artan Grubi personalisht e ka nënshkruar shitjen e aksioneve shtetërore që përfunduan te Davor Macura

15.11.2026