JETA

Dy orë nga fillimi i takimit – A do prodhojnë rezultate diskutimet mes Kurtit e Hamzës për Specialen e Presidentin

Kosova.Today ·

Rreth dy orë kanë kaluar tashmë, qe nga fillimi i takimit mes kryeministrit Albin Kurti, dhe, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Në takimin që po zhvillohet në objektin e Qeverisë, Hamza është shoqëruar nga deputet Rrahman...

Rreth dy orë kanë kaluar tashmë, qe nga fillimi i takimit mes kryeministrit Albin Kurti, dhe, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Në takimin që po zhvillohet në objektin e Qeverisë, Hamza është shoqëruar nga deputet Rrahman Rama. Përveç tij, në objektin e Qeverisë është parë të hyjë edhe Glauk Konjufca nga VV’ja, megjithatë s’është konfirmuar nëse edhe ai është pjesë e takimit.

Ndryshe, Hamza do të tentojë edhe një herë sot të marrë një përgjigje për projektligjin për Specialen nga ana e Kurtit.

Aktualisht, Qeveria është duke e pritur një opinion ligjor nga Ministria e Drejtësisë rreth ndryshimeve të propozuara.

Ndërsa ky i fundit, ka thënë se kanë nisur komunikimet për arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit të vendit, duke theksuar se kjo fundjavë do të jetë vendimtare.

Sipas tij, synimi është që javën e ardhshme Kosova ta ketë shefin e shtetit.

“Kemi filluar komunikimet dhe natyrisht që kjo fundjavë është vendimtare për të pasur marrëveshje që javën e ardhshme të kemi president”, tha ai.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zbulohet metodë e re për identifikimin e “drogës së përdhunimit” deri në tri ditë pas konsumimit

12.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026