JETA

Fillon takimi Kurti-Hamza, në fokus Ligji për Specialen dhe zgjedhja e presidentit

Kosova.Today ·

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, po zhvillojnë takim. Pritet që në takim të diskutohen zgjedhja e presidentit dhe Ligji për Specialen. Hamza e konfirmoi pas përfundimit të mbledhjes...

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, po zhvillojnë takim.

Pritet që në takim të diskutohen zgjedhja e presidentit dhe Ligji për Specialen.

Hamza e konfirmoi pas përfundimit të mbledhjes së Grupit Parlamentar se takimi me Kurtin do të nis në ora 16:30 dhe se do të flitet për këto dy tema.

“Fillimisht duhet të aprovohet ligji dhe po e ritheksoj, të aprovohet në të gjitha nivelet, në dy leximet dhe në të gjitha komisionet”, tha Hamza.

Ai ka deklaruar se pas përfundimit të këtij procesi, PDK-ja është e gatshme të diskutojë për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Ne jemi të hapur që të bisedojmë për çështjen e presidentit. Ne besojmë që ligji duhet të aprovohet, vendi duhet të ketë president, e më pas të kthehemi në obligimet tona si deputetë”, u shpreh kreu i PDK-së.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Uji i ndotur në Turbenthal, banorëve u kërkohet ta vlojnë para përdorimit

14.11.2026

Zbulohet pse rrëshqitja masive e shkëmbinjve në Brienz ndodhi disa javë më vonë se parashikimi

11.11.2026

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026