MAQEDONIA

Florian Nesimi: Jeton Shasivari po ndërton profil të respektueshëm publik dhe po fiton njohje ndërkombëtare

Kosova.Today ·

Analisti politik Florian Nesimi ka vlerësuar ngritjen e profesorit Jeton Shasivari në skenën politike, duke theksuar se ai po ndërton një profil të respektueshëm profesional, akademik dhe publik. Në një status në rrjetet sociale, Nesimi...

Analisti politik Florian Nesimi ka vlerësuar ngritjen e profesorit Jeton Shasivari në skenën politike, duke theksuar se ai po ndërton një profil të respektueshëm profesional, akademik dhe publik.

Në një status në rrjetet sociale, Nesimi shkruan se vlerat profesionale dhe personale të Shasivarit kanë filluar të njihen jo vetëm në vend, por edhe në qarqe ndërkombëtare.

“Vlerat që Jetoni gjithmonë i ka poseduar duket se tani kanë filluar të njihen jo vetëm brenda vendit, por edhe nga qarqe ndërkombëtare”, ka shkruar Nesimi.

Si dëshmi të këtij avancimi, analisti përmend takimet e shpeshta dhe komunikimin miqësor të Shasivarit me ambasadorin e Bashkimit Evropian dhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas Nesimit, këto kontakte diplomatike janë tregues se Shasivari po ndërton gradualisht autoritet dhe besueshmëri publike, me potencial për t’u shndërruar në një politikan model, si në vend ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Skandal në një shkollë të Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!

10.11.2026

Ahmeti me mesazh emocionues pas vdekjes së profesorit Zoran Spirovski: Do të mbahet mend për profesionalizmin dhe përkushtimin

08.11.2026

QMK: Nuk ka persona të lënduar nga djegia e shtëpive në Bit Pazar, policia është ende e pranishme në vendngjarje

10.11.2026

Mexhiti: Mbi 2 mijë shqiptarë pritet të kalojnë nga kontratat e përkohshme me vendime të përhershme pune, jo si BDI ti shantazhoj

10.11.2026