JETA

‘Fluturon’ çmimi i naftës, arrin nivelin më të lartë në pesë muaj

Kosova.Today ·

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë vazhduar të rriten, duke arritur nivelin më të lartë në pesë muaj, mes shqetësimeve për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjen e mundshme të furnizimit global me energji....

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare kanë vazhduar të rriten, duke arritur nivelin më të lartë në pesë muaj, mes shqetësimeve për përshkallëzimin e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe ndërprerjen e mundshme të furnizimit global me energji.

Nafta Brent, që shërben si pikë referimi për tregjet ndërkombëtare, u rrit të premten me 1.2 për qind, duke arritur në 114.47 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane West Texas Intermediate (WTI) u rrit me 1.4 për qind, në 100.84 dollarë për fuçi, raporton Reuters.

Rritja vjen pas sulmeve të rebelëve Huthi ndaj objektivave në Arabinë Saudite, të cilat kanë shtuar frikën për ndërprerje të furnizimit me naftë nga një prej rajoneve më të rëndësishme prodhuese në botë.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Propozimi për pagë minimale prej 5 mijë frangash në Zvicër ngjall reagime

12.11.2026

Ata që reklamojnë me kryqin zviceran duhet edhe të prodhojnë në Zvicër

13.11.2026

Zvicër: 18-vjeçari përplaset me Tesla në dy pemë

11.11.2026

Zvicër: Rriten çmimet e prodhimit dhe të importit, nafta ndër faktorët kryesorë

13.11.2026