JETA

‘‘Fqinji dhe miku ynë i nderuar’’, Clintonët shprehin ngushëllime për Osman Osmanin, ndër themeluesit e lobit shqiptar në SHBA

Kosova.Today ·

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e njërit nga themeluesit e lobit shqiptar në Amerikë, Osman Osmani. Çifti Clinton e ka kujtuar Osmanin...

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij, Hillary, kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e njërit nga themeluesit e lobit shqiptar në Amerikë, Osman Osmani.

Çifti Clinton e ka kujtuar Osmanin nëpërmjet një letre, si fqinjin e tyre që nga viti 1999.

“Zemrat tona janë pranë të gjithë atyre që janë mbledhur sot për të nderuar jetën e mikut dhe fqinjit tonë të dashur, Osman Osmani. Ne e takuam Osmanin dhe familjen e tij në vitin 1999, jashtë shtëpisë së tij në Chappaqua, Nju Jork, përballë shtëpisë që sapo kishim blerë. Zemra e tij e mirë dhe shpirti i tij bujar u dëshmuan që në takimin tonë të parë, kur ai na prezantoi me një familje refugjatësh nga Kosova, e cila po qëndronte në shtëpinë e tij”, thuhet në letrën e Clintonëve.

Bill dhe Hillary Clinton, kanë shprehur mirënjohje për miqësinë, mikpritjen dhe humorin e Osmanit.

“Osmani ishte një njeri i mrekullueshëm dhe ne do t’i jemi gjithmonë mirënjohës për miqësinë, mikpritjen dhe humorin e tij të mirë. Mendimet dhe lutjet tona janë me fëmijët e Osmanit, me gjithë familjen e tij, me miqtë e shumtë dhe me të gjithë ata që patën fatin dhe bekimin ta njihnin”, thuhet në letrën e ngushëllimit.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026

Niveli i ujit në Cyrih mbetet shqetësues, thatësira vazhdon të ndikojë në liqene dhe lumenj

11.11.2026

Cilat janë profesionet në Zvicër që do të përfitonin nga paga minimale prej 5 mijë frangash?

12.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026