MAQEDONIA

Gashi a ka komunikim me Ahmetin, ja çfarë thotë?

Kosova.Today ·

Duke folur për ligjin për përfaqësim të drejtë, miratimi i të cilit është bllokuar në Kuvend, kryeparlamentari Afrim Gashi tha se ka komunikim me liderë politikë, por mohoi se ndër ta është edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton portali...

Duke folur për ligjin për përfaqësim të drejtë, miratimi i të cilit është bllokuar në Kuvend, kryeparlamentari Afrim Gashi tha se ka komunikim me liderë politikë, por mohoi se ndër ta është edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, transmeton portali Lideri.mk.

Kryetari i Kuvendit njoftoi gjithashtu se së shpejti do të thirret seanca e Komisionit për Politikë të Jashtme, ku ambasadorët e rinj do të prezantojnë prioritetet e tyre.

Gashi është i bindur se Maqedonia e Veriut të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Jam i bindur se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Gashi në brifingun e rregullt me gazetarët, duke theksuar se bindja e tij bazohet në intuitën politike.

Gashi bëri të ditur se gjatë koordinimit me koordinatorët e grupeve parlamentare është diskutuar edhe Ligji Zgjedhor, pas qëndrimeve të shprehura së fundmi lidhur me mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Ai bëri thirrje që grupi punues dhe koordinatorët të vazhdojnë bisedimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Në koordinimin e sotëm është kërkuar edhe që Qeveria të shqyrtojë mungesën e disa ministrave në seancat për pyetje të deputetëve dhe opozitës. Gjithashtu është propozuar shtyrja e seancës për pyetje parlamentare, pasi kryeministri Hristijan Mickoski pritet të jetë në Nju Jork më 24 shtator, ku do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mickoski: Marrëveshja me VLEN-in nuk ndryshon deri në 2028

13.11.2026

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën dje në aksidentin tragjik në Shqipëri

15.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026

Mexhiti në Bursa: Shqiptarët në Turqi, urë bashkëpunimi për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër të Shkupit

14.11.2026