MAQEDONIA

Gashi i shkruan Kurtit: Urime mandatin e ri, vazhdon miqësia jonë!

Kosova.Today ·

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fillimin e mandatit të ri të Qeverisë së Kosovës. Gashi bëri të ditur se në ditën e parë të punës së Qeverisë së re zhvilloi një bisedë...

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për fillimin e mandatit të ri të Qeverisë së Kosovës.

Gashi bëri të ditur se në ditën e parë të punës së Qeverisë së re zhvilloi një bisedë telefonike me Kurtin, të cilit i përcolli urimet për mandatin e ri dhe suksese për Qeverinë Kurti 4.

“Uroj që ky mandat të sjellë rezultate të mira për qytetarët e Kosovës, forcim të institucioneve dhe vlerave demokratike, si dhe hapa të rinj drejt zhvillimit dhe integrimit europian”, shkroi Gashi.

Ai theksoi se gjatë bisedës është riafirmuar gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duke vënë në pah lidhjet vëllazërore, fqinjësinë e mirë dhe interesin e përbashkët.

” ”
“Për Kosovën një faqe e re, për miqësinë tonë një vazhdim”, përmblodhi Gashi mesazhin e tij, duke shtuar se bashkëpunimi institucional mes dy vendeve është garanci për një të ardhme më të fortë dhe të përbashkët në rrugën europiane.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Pasholli godet VLEN-in: “Do t’ia puthin edhe këmbët Mickoskit!”

15.11.2026

LSH zgjodhi strukturat partiake në Gostivar

15.11.2026

Dimitrievski: Gjykimet në shqip, në Shqipëri e Kosovë!

13.11.2026

Tragjedi pranë Tunelit të Murrizit, përplasen dy makina, dy viktima dhe pesë të plagosur, mes viktimave edhe 34-vjeçarja nga Tetova

14.11.2026