MAQEDONIA

Gazetarët nga Maqedonia e Veriut u ndaluan në kufirin serb

Kosova.Today ·

Ekipet e gazetarëve nga Maqedonia e Veriut që udhëtonin për në Beograd për zgjedhjet e sotme parlamentare, dje u ndaluan në kufirin me Serbinë, me ç’rast përkohësisht u janë marrë pasaportat. Për rastin njoftoi gazetari Aleksandar Spasovski...

Ekipet e gazetarëve nga Maqedonia e Veriut që udhëtonin për në Beograd për zgjedhjet e sotme parlamentare, dje u ndaluan në kufirin me Serbinë, me ç’rast përkohësisht u janë marrë pasaportat. Për rastin njoftoi gazetari Aleksandar Spasovski në një lajmërim për „Sitel“.

“Më shumë se dy, ndoshta dy orë e gjysmë na u morën pasaportat. Me gjasa po kryheshin kontrolle të caktuara“, deklaroi Spasovski. Sipas tij, përveç ekipit të „Sitel“, kanë pritën edhe gazetarë të tjerë nga Maqedonia e Veriut.
Pas ndalimit, atyre u është lejuar hyrja në Serbi.
Autoritetet kufitare nuk kanë dhënë ndonjë arsye zyrtare për ndalimin në pikën kufitare Tabanoc.
Në Serbi sot po mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 7 deri në orën 20.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Në Spitalin e Kumanovës do të punësohen 15 shqiptarë, 55 gjithsej në institucionet shëndetësore të Kumanovës

13.11.2026

Kryeprokurori Saveski zbulon se janë në zhvillim hetime ndaj funksionarëve aktualë

13.11.2026

Besar Durmishi: Badinteri nuk është pronë e BDI-së, as licencë për veto politike

14.11.2026

Muhamed Ali: Në Qendrën për Menaxhim me Kriza janë punësuar 25 shqiptarë nga 60 gjithsej, e sfidoj Frontin Evropian: A jeni mbi 40% shqiptarë?

14.11.2026