MAQEDONIA

Georgievski: Në Bullgari po nisin ta trajtojnë maqedonishten si dialekt të bullgarishtes

Kosova.Today ·

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, ka reaguar ndaj një iniciative të deputetit Kostadinov, përmes së cilës synohet që në kuadrin juridik bullgar gjuha maqedonase të trajtohet si dialekt i gjuhës bullgare, përcjell...

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljubço Georgievski, ka reaguar ndaj një iniciative të deputetit Kostadinov, përmes së cilës synohet që në kuadrin juridik bullgar gjuha maqedonase të trajtohet si dialekt i gjuhës bullgare, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Georgievski thotë se kjo, sipas tij, mund të jetë vetëm faza e parë e një procesi që më vonë do të çonte në shpalljen e maqedonishtes si gjuhë zyrtare edhe në Bullgari.

“Ky është një bazë e mirë që në fazën e dytë të shpallet edhe zyrtare në Bullgari”, shkruan Georgievski.

Sipas tij, në këtë mënyrë do të korrigjohej ajo që e quan “shkurtpamësi” e para rreth 150 viteve, kur dialektet nga pjesa verilindore e hapësirës gjuhësore bullgare nuk u shpallën zyrtare.

Deklarata e Georgievskit vjen në një kohë kur çështja e gjuhës maqedonase vazhdon të jetë një nga temat më të ndjeshme në marrëdhëniet mes Shkupit dhe Sofjes. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Faruk Nevzati: Shqiptarët shumicë në 13 komuna të Rajonit të Shkupit

15.11.2026

Maqedonia e Veriut pritet të bjerë nën 1 milion banorë deri në 2100

14.11.2026

Hoxha: S’jam marrë vesh me Ahmetin për interesa personale

13.11.2026

Thaçi: Duhet që edhe “shallteri” (sporteli) të funksionojë në dy gjuhë

14.11.2026