MAQEDONIA

Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

Kosova.Today ·

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljupço Georgievski, ka kritikuar ashpër partinë ZNAM, duke e akuzuar për mungesë idesh politike dhe për shndërrimin e çështjes së gjuhës në provimin e jurisprudencës në problem ndëretnik. Në një...

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljupço Georgievski, ka kritikuar ashpër partinë ZNAM, duke e akuzuar për mungesë idesh politike dhe për shndërrimin e çështjes së gjuhës në provimin e jurisprudencës në problem ndëretnik.

Në një reagim të publikuar në Facebook, Georgievski thotë se ZNAM-i prej muajsh përsërit të njëjtën temë, duke këmbëngulur se do ta mbrojë deri në fund gjuhën maqedonase në provimin e jurisprudencës.

“Partia ZNAM, prej muajsh, si një pllakë gramafoni e prishur, përsërit vetëm një temë: Ata do ta mbrojnë deri në fund gjuhën maqedonase në provimin e jurisprudencës. Ndërkohë, në Kumanovë nuk ke asnjë mundësi të dëgjosh një këngë maqedonase!”, shkruan Georgievski.

Sipas tij, problemi qëndron në dy çështje thelbësore: mungesën e plotë të ideve politike dhe hapjen e qëllimshme të një çështjeje të vogël, duke e mbajtur atë gjallë si problem të madh në një shoqëri multietnike.

Deklarata e ish-kryeministrit vjen në kohën kur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në provimin e jurisprudencës ka nxitur debate politike në vend.

The post Georgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!” appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Nga Drugova e Kërçovës në udhëheqjen politike shqiptare në Maqedoni

08.11.2026

Pesë raste me fruth në Maqedoni, eksperti ngre alarmin për rënien e mbulimit me vaksina

08.11.2026

Investim i ri në ngrohjen qendrore në Shkup! Mbi 500 familje pritet të përfitojnë nga sistemi i ri

07.11.2026

Ish-ushtarët profesionistë protestojnë para Qeverisë! Kërkojnë kompensime të barabarta dhe trajtim të drejtë

07.11.2026