MAQEDONIA

Georgievski trondit me deklaratën për 8 Shtatorin: “U çliruam nga Millosheviqi, sot po kthehemi aty nga dolëm!”

Kosova.Today ·

Ish-kryeministri Lubço Georgievski ka bërë një deklaratë të fortë me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, duke ngritur pyetjen se nga kush u çlirua vendi më 8 Shtator 1991. Sipas Georgievskit, pavarësia nënkuptonte shkëputjen...

Ish-kryeministri Lubço Georgievski ka bërë një deklaratë të fortë me rastin e 35-vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, duke ngritur pyetjen se nga kush u çlirua vendi më 8 Shtator 1991.

Sipas Georgievskit, pavarësia nënkuptonte shkëputjen nga politikat e Slobodan Millosheviqit, strukturat ushtarake jugosllave dhe figurat si Ratko Mladiqi, Arkan, Shesheli dhe Aleksandar Vuçiq.

Ai kujton edhe mobilizimin e rezervistëve maqedonas dhe përpjekjet për t’i shpëtuar dërgimit në frontet e luftës.

Georgievski thekson se shteti i ri e nisi rrugëtimin me vetëm 20 milionë dollarë në arkën shtetërore, por sot, 35 vjet më vonë, ai shpreh zhgënjim për drejtimin e vendit.

“Edhe sot po kthehemi përsëri aty nga ku dolëm”, deklaroi ish-kryeministri.

The post Georgievski trondit me deklaratën për 8 Shtatorin: “U çliruam nga Millosheviqi, sot po kthehemi aty nga dolëm!” appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kjo është doktoresha nga Tetova, Maltina Ferati, që humbi jetën dje në aksidentin tragjik në Shqipëri

15.11.2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026

Qoku: Alta Banka dhe Soravia janë interesa të liderit suprem, jo të BDI-së

15.11.2026

Nga perandoria e kokainës te luksi në Dubai! Kush është “napoleoni” shqiptar dhe pasuria 17 milionë euroshe e Suada Sherifit!

13.11.2026