KOSOVA

Gërvalla: Sot do të përpiqemi të dalim nga një situatë që nuk i pëlqen askujt

Kosova.Today ·

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se është optimiste se legjislatura e re do të jetë “legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë, edhe e zhvillimeve të mira për vendin...

Zëvendëskryeministrja në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, ka thënë se është optimiste se legjislatura e re do të jetë “legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë, edhe e zhvillimeve të mira për vendin tonë”.

Para seancës konstituive të Kuvendit, ajo ka thënë se sot do të përpiqen të dalin nga një situatë që nuk i pëlqen askujt.

“Mirëmëngjesi të gjithëve në këtë ditë kaq të bukur për demokratinë e vendit tonë. Mbas zgjedhjeve të mira, zgjedhjeve demokratike, zgjedhjeve parlamentare, edhe sot do të shkojmë të zgjedhim, të konstituojmë Kuvendin edhe të përpiqemi të dalim nga një situatë e cila nuk i pëlqen askujt, aq më së paku votuesve, qytetarëve të Republikës së Kosovës. Jam plot optimizëm që kjo legjislaturë do të jetë legjislaturë e zhvillimit të madh ekonomik, e reformës së thellë në fushën e drejtësisë, edhe e zhvillimeve të mira për vendin tonë, për qytetarët e vendit tonë, por edhe për të gjithë ne në përgjithësi”, ka thënë ajo./Gazeta10


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Prokuroria jep detaje për rastin e lopës në oborrin e Gjykatës në Graçanicë: I dyshuari është liruar

14.11.2026

Kosova ndalon hyrjen e mbi 12 tonë produkte ushqimore të importuara nga Maqedonia, ja cila fabrikë e qumshtit nga Tetova

14.11.2026

Komuna e Pejës publikon sqarimin e QPS-së pas raportit të Inspektoratit për rastin e Arlinda Zekajt

14.11.2026

Presidentja Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleat

14.11.2026