BOTA

Merz në Kiev: Gjermania i jep Ukrainës 1 miliard euro ndihmë ushtarake

Kosova.Today ·

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar gjatë vizitës së tij në Kiev një paketë të re ndihme për Ukrainën, me rreth 1 miliard euro për mbrojtjen dhe 350 milionë euro për riparimin e infrastrukturës energjetike. Sipas raportimeve, Gjermania...

Kancelari gjerman Friedrich Merz ka njoftuar gjatë vizitës së tij në Kiev një paketë të re ndihme për Ukrainën, me rreth 1 miliard euro për mbrojtjen dhe 350 milionë euro për riparimin e infrastrukturës energjetike.

Sipas raportimeve, Gjermania dhe kompanitë gjermane do të bashkëpunojnë me Ukrainën edhe për prodhimin e dronëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore. Kompanitë gjermane që shoqëruan kancelarin nënshkruan 14 marrëveshje me vlerë rreth 6.6 miliardë euro.

Vizita e Merzit vjen në një moment kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase, ndërsa Kievi paralajmëron se do të shtojë goditjet ndaj objekteve energjetike dhe rafinerive ruse.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Interneti do të fiket dhe bankat do të bien më 17 nëntor”: Ekspertët qetësojnë opinionin pas alarmit që pushtoi rrjetet sociale!

10.11.2026

Një i vrarë e katër të plagosur nga të shtënat me armë jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë

12.11.2026

Nga vjedhja e parave në banka tek “fikja” e internetit për disa muaj: Çfarë do të ndodhë në të vërtetë më 17 nëntor

11.11.2026

“Izraeli i Madh”, çfarë fshihet pas hartës që mund të ndryshojë Lindjen e Mesme?

13.11.2026