MAQEDONIA

Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë pritet të hapet në vitin 2027

Kosova.Today ·

Pas më shumë se dy dekadash pritje, objekti i ri i Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë pritet të jetë në përdorim gjatë vitit 2027. Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, njoftoi se për ndërtimin e shkollës janë siguruar 373...

Pas më shumë se dy dekadash pritje, objekti i ri i Shkollës së Mesme “Sami Frashëri” në Kumanovë pritet të jetë në përdorim gjatë vitit 2027.

Zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, njoftoi se për ndërtimin e shkollës janë siguruar 373 milionë denarë. Punimet kryesore ndërtimore kanë përfunduar, ndërsa aktualisht po realizohen punët përfundimtare në instalimet elektrike dhe mekanike.

Sipas njoftimit, pas përfundimit të këtyre punimeve dhe procedurave të nevojshme, objekti i ri do të vihet në funksion gjatë vitit të ardhshëm.

Azizi tha se ndërtimi i shkollës është pjesë e investimeve të Qeverisë në infrastrukturën arsimore, ndërsa theksoi se Kumanova është përfshirë në projektet e investimeve publike.

“Dikush mund ta ketë harruar Kumanovën, por ne po e rikthejmë në fokusin e Qeverisë, me investime, projekte dhe punë konkrete”, deklaroi Azizi.

Shkolla e Mesme “Sami Frashëri” është një nga objektet arsimore që ka pritur për më shumë se 20 vjet ndërtimin e një godine të re.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kasami në Zagreb viziton Shoqatën e Dramës Shqiptare “Mërgimtari”

15.11.2026

Tre të arrestuar në Çegran, dy prej tyre tentuan t’i shkelin policët me veturë

13.11.2026

Sipas Nju Jork Tajms, Putin kërkon edhe largimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë nga NATO?

15.11.2026

Ratifikohen kontrollet e përbashkëta kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, One Stop Shop në pesë vendkalime

13.11.2026