SHQIPERIA

Rama: Gjobë deri në 5 mijë € kush qëndron në tubim, për të miturit mbi 14 vjeç paguajnë prindërit

Kosova.Today ·

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, duke detajuar gjashtë instrumentet kryesore që parashikohen për parandalimin e dëmeve dhe ruajtjen e rendit publik. “Qëllimi kryesor i kësaj nisme ligjore...

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, duke detajuar gjashtë instrumentet kryesore që parashikohen për parandalimin e dëmeve dhe ruajtjen e rendit publik.

“Qëllimi kryesor i kësaj nisme ligjore mbështetet në parimin se çdo dëm i shkaktuar mbi pronën publike apo private duhet të dëmshpërblehet drejtpërdrejt nga përgjegjësit, duke hequr këtë barrë financiare nga buxheti i shtetit dhe taksapaguesit. Përmes një akti normativ, qeveria parashikon mbështetje të menjëhershme financiare për bizneset që pësojnë dëme nga thyerjet, grabitjet apo zjarri gjatë tubimeve. Shteti do të mbulojë nga 100% të dëmeve materiale për bizneset më të vogla deri në minimumi 70% për ato më të mëdha, brenda fashës së bizneseve me xhiro vjetore deri në 140,000 euro, pas depozitimit të aplikimeve dhe dokumentacionit përkatës pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve”, theksoi Rama.

Sipas tij, kjo kornizë rregullatore do të zbatohet për të gjitha llojet e grumbullimeve në vende publike—të njoftuara, të ndaluara apo spontane—përfshirë edhe aktivitetet sportive, kulturore e festive.

“Duke nërmarrë masa të rrepta administrative, ligji parashikon gjoba individëve që zgjedhin të qëndrojnë në një tubim të dhunshëm edhe pas paralajmërimit formal të policisë. Sanksionet financiare për këtë sjellje individuale mund të arrijnë deri në 500,000 lekë (afërsisht 5,000 euro), duke përfshirë si kryesit e veprimeve të dhunshme, ashtu edhe personat që nuk largohen nga turmat ku ushtrohet dhunë. Ndërkohë, për të miturit mbi 14 vjeç që marrin pjesë në acte të tilla, gjoba do të përballohet nga prindërit ose kujdestarët ligjorë sipas Kodit Civil, duke u cilësuar si titull ekzekutiv që hyn menjëherë në fuqi”, theksoi Rama.

Ai shtoi se nga kjo përgjegjësi administrative përjashtohen kategoritë në detyrë si gazetarët, mjekët, vëzhguesit, si dhe kalimtarët e rastësishëm, ndërsa autoritetet nësotërojnë se kjo paketë nuk cenon lirinë e tubimit dhe të shprehjes.(INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Jep dorëheqjen Afrim Qendro nga kreu i IKMT

13.11.2026

Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030

14.11.2026

Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim

14.11.2026

Ujësjellës Kanalizime Korçë: Defekt në rrjetin e ujësjellësit në lagjen 17, ndërpritet përkohësisht furnizimi me ujë

13.11.2026