JETA

Gjuha shqipe prezantohet në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd

Kosova.Today ·

Gjuha shqipe u përfaqësua për të dytin vit radhazi në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd, aktiviteti i 26-të i kësaj ngjarjeje, ku u prezantuan më shumë se 20 gjuhë evropiane, transmeton albinfo.ch. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në...

Gjuha shqipe u përfaqësua për të dytin vit radhazi në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd, aktiviteti i 26-të i kësaj ngjarjeje, ku u prezantuan më shumë se 20 gjuhë evropiane, transmeton albinfo.ch.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Serbi u angazhua në promovimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare përmes kuiceve interaktive, librave dhe suvenireve nga Shqipëria. Pjesëmarrja synoi gjithashtu të nxisë shkëmbimin kulturor në rajon dhe të promovojë larminë gjuhësore të Evropës.

Aktiviteti u zhvillua nga ora 10:00 deri në 13:00 në gjashtë lokacione të ndryshme në Beograd dhe u organizua nga rrjeti EUNIC Serbia, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi dhe Këshilli i Evropës.

Në këtë edicion morën pjesë qindra nxënës dhe të rinj të moshës 12 deri në 18 vjeç, të shoqëruar nga mësuesit e tyre. Në aktivitet u përfaqësuan gjithsej 27 vende dhe organizata.

Pjesëmarrja e gjuhës shqipe në këtë ngjarje shërben si një mundësi për prezantimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare para një audience të re dhe për forcimin e shkëmbimit kulturor në rajon. /Albinfo.ch

The post Gjuha shqipe prezantohet në Ditën Evropiane të Gjuhëve në Beograd appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Municioni zviceran arrin në Rusi pavarësisht sanksioneve

15.11.2026

Italia ofron jetesë falas për plot 10 vite – shtëpi pranë detit dhe në fshatra malorë, ja kush mund të aplikojë!

12.11.2026

Zvicra refuzon rihapjen e aeroportit të Kägiswilit, Rega planifikon selinë e re

13.11.2026

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026