BOTA

Gjyshi i Novak Gjokoviqit: “Jam kroat, serb nuk kam qenë kurrë”

Kosova.Today ·

Gjyshi i tenistit serb Novak Gjokoviq, Zdenko Zhagar, ka deklaruar se identiteti i tij kombëtar është kroat dhe se gjatë jetës së tij nuk është identifikuar asnjëherë si serb. Siç transmeton Koha News, Zhagar, i lindur në Vinkovc të Kroacisë...

Gjyshi i tenistit serb Novak Gjokoviq, Zdenko Zhagar, ka deklaruar se identiteti i tij kombëtar është kroat dhe se gjatë jetës së tij nuk është identifikuar asnjëherë si serb.

Siç transmeton Koha News, Zhagar, i lindur në Vinkovc të Kroacisë dhe babai i nënës së Gjokoviqit, Dijanas, ka rrëfyer se ai dhe ish-bashkëshortja e tij ishin oficerë që kishin ardhur në Beograd për shërbim, ku më vonë u martuan dhe krijuan familjen.

“Unë për nga kombësia jam kroat dhe kam lindur në Vinkovc. Gjithmonë kam thënë se jam jugosllav ose kroat, por serb nuk kam qenë kurrë”, ka deklaruar Zhagar në një intervistë për mediat serbe.

Ai ka treguar se vajza e tij Dijana ka lindur në Beograd dhe është rritur atje, ndërsa familja e tij ka lidhje me Vinkovcin.

Novak Gjokoviq, një nga tenistët më të suksesshëm në histori, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për arritjet sportive, por edhe për shkak të interesimit të madh publik rreth familjes së tij dhe prejardhjes së saj.

The post Gjyshi i Novak Gjokoviqit: “Jam kroat, serb nuk kam qenë kurrë” appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“Bild”: Putin do që Finlanda të dalë nga NATO, do gjithë Donbasin dhe gjysmën e Moldavisë

14.11.2026

Joe Biden sulmohet gjatë një vizite të paparalajmëruar në Dublin

11.11.2026

E frikshme! Ndërtesa 130 metra e lartë shembet brenda pak sekondash në Gjermani (VIDEO)

10.11.2026

Tre dronë shkelin hapësirën ajrore të Letonisë, NATO ngre në ajër avionët luftarakë

13.11.2026