JETA

Gruda: Ndryshimet e Ligjit për Specialen s’kanë asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje

Kosova.Today ·

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në një postim në Facebook ka thënë se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim. Reagimi i tij erdhi pasi presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula,...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, në një postim në Facebook ka thënë se Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim.

Reagimi i tij erdhi pasi presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, me kërkesë të PDK-së e ka rikthyer në Kuvend Ligjin për rishqyrtim.

Gruda ka thënë se do të preferonte që sot të fliste për zbatim të ligjit, e jo rihapjen e debatit me të.

“Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk ka asnjë gabim. Asnjë. Jam krenar për punën që kam bërë, bashkë me ekipin me të cilin e kemi hartuar këtë ligj. Është konsultuar me këdo që është dashur të konsultohet. Unë qëndroj sot, dhe do të qëndroj deri në fund, prapa çdo shkronje të këtij ligji. E di sa punë, sa përpjekje dhe sa përgjegjësi ka pasur pas tij. Do të kisha preferuar që sot të flisnim për zbatimin e ligjit, jo për rihapjen e debatit mbi të. Megjithatë, nëse Kuvendi e rishqyrton, kjo duhet të bëhet me përgjegjësi, me argumente juridike dhe me vendosmëri për ta ruajtur thelbin e tij”, ka shkruar Gruda.

Ai ka thënë se nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin u hartua ligji.

“Unë nuk tërhiqem nga bindja ime, nuk distancohem nga puna ime dhe nuk heq dorë nga qëllimi për të cilin ky ligj u hartua. Çdo hap i mëtejshëm duhet të na afrojë drejt një drejtësie të pavarur që e mbron luftën tonë të drejtë çlirimtare, jo të na largojë prej saj. Për të tjerat, këtu do të jemi dhe do të flasim”, ka shkruar Gruda.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

“The Kosova Original Music Tour” vjen për herë të parë në Zvicër

12.11.2026

Unaza me diamant rozë shitet për 12.1 milionë franga në Gjenevë

11.11.2026

Tregu i Krishtlindjeve në St. Gallen largon dy atraksione tradicionale për fëmijë

12.11.2026

Cyrihu mund të ndërtojë mbi 20 mijë banesa pa prishur asnjë ndërtesë

11.11.2026