KOSOVA

Gruda: Në seancën e 11 shtatorit u tradhtuam

Kosova.Today ·

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka thënë se u tradhëtuan nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e 11 shtatorit. Gruda para mediave deklaroi se nuk u mbajt fjala e dhënë publikisht. “Ne kemi thënë që shkojmë për ta konsultuar për hir të 16 shtatorit,...

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka thënë se u tradhëtuan nga Lëvizja Vetëvendosje në seancën e 11 shtatorit.

Gruda para mediave deklaroi se nuk u mbajt fjala e dhënë publikisht.

“Ne kemi thënë që shkojmë për ta konsultuar për hir të 16 shtatorit, por ajo u keqpërdor, siç e patë. Ajo u kthye në një absurd. Kur njëherë shpiket një arsyetim, ne shkojmë me 9 shtator, me 11 shtator u shpik një arsyetim tjetër, dhe me 11 shtator ne u tradhëtuam në seancë, se shqip thuhet ‘na u tradhëtuam’”, tha Gruda.

“Ne votuam kandidatin e tyre, edhe pse patë deklarim publik para medias: ‘Do ta votojmë edhe kandidatin tonë.’ Nuk u votua. Tani, kur shkelet afati, shkelet fjala e dhënë politike, po shkelet edhe fjala e dhënë se do ta votojmë kandidatin tonë para mediave, para popullit të Kosovës, në kuvend, ne nuk mund të shkojmë në një kuvend ku ka veprime të tilla, dhe ne e dinim që kjo do të ishte komplet një lojë e radhës, dhe nuk mund të vazhdonim të lejonim që ne të fyeshim në atë mënyrë”, theksoi ai.

“Se mendoj që është fyerje edhe e jonja, edhe e publikut, kur ka deklarime publike për votim. Ne kemi votuar nënkryetarin e 6, ka rëndësi për neve si njerëz të këtij vendi. Si mundet partia që ka fituar, me gënjyer publikisht dhe ta themelojmë, mos me e marrë fjalën publikisht? Dhe kjo ka rëndësi për gjykatën, jo për politikën. Për neve si njerëz që jetojmë në këtë vend, ka shumë rëndësi”, shtoi deputeti i PDK-së.

The post Gruda: Në seancën e 11 shtatorit u tradhtuam appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për rastin e administrimit të drejtësisë

15.11.2026

Ambasadori i Kosovës në Belgjikë reagon për këngën nacionaliste në Bruksel: E papranueshme, BE-ja duhet të japë sqarime

15.11.2026

Musliu-Rizvanollit: Vjedhni sa të mundni, veç liroje çmimin e rrymës e trego a do të kemi dimrit

13.11.2026