KOSOVA

Hamza: Nëse kalon Projektligji për Specialen, jemi të hapur të diskutojmë edhe për temat e tjera

Kosova.Today ·

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë është prioritet për partinë e tij, duke theksuar se vetëm pas kalimit të tij janë të hapur për të diskutuar edhe çështje të tjera politike,...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë është prioritet për partinë e tij, duke theksuar se vetëm pas kalimit të tij janë të hapur për të diskutuar edhe çështje të tjera politike, duke përfshirë zgjedhjen e presidentit.

Hamza tha se kjo nuk paraqet një kushtëzim, por sipas tij, një nevojë në situatën aktuale.

“Prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara… Nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po e them si nevojë, nëse kalohet, jemi të hapur me diskutu temat e tjera. Nëse nuk kalohet, nuk kemi temë më të rëndësishme se kjo”, ka theksuar Hamza.

Ai ka bërë të ditur se gjatë takimit të djeshëm me kryeministrin Albin Kurti kanë diskutuar për çështjet aktuale politike, duke përfshirë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e presidentit.

Megjithatë, Hamza tha se në takimin me Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë sa i përket presidentit.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

SHBA ndaloi të gjitha fluturimet, masa e rrallë rikthen kujtimet e 11 Shtatorit – krejt çka dihet

14.11.2026

Kurti: Herët të flitet për mundësinë e një kapitulli të ri me Serbinë, sa më shpejt që do të na njohin aq më mirë për dy vendet

13.11.2026

Kosova nuk është koletaral i Hagës!

15.11.2026

Sot temperaturat deri 13 gradë

15.11.2026