JETA

“Hero”, Hamza për Thaçin: Ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë

Kosova.Today ·

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një prej figurave që ka shënuar një epokë në historinë e vendit. Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se...

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas intervistës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke e cilësuar atë si një prej figurave që ka shënuar një epokë në historinë e vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Hamza ka thënë se Thaçi, pavarësisht qëndrimit në Hagë, vazhdon të flasë me krenari për luftën çlirimtare dhe me besim në drejtësi.

Ai i ka cilësuar emocionuese fjalët e ish-presidentit, ndërsa është shprehur i bindur se Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij do të kthehen në Kosovë më 16 shtator, transmeton Klankosova.tv.

“Jashtëzakonisht shumë emocionuese fjalët e një heroi që shënoi një epokë dhe që sonte, edhe nga Haga, flet me krenarinë e luftës sonë çlirimtare dhe me besimin e palëkundur në drejtësi. Një jetë në shërbim të lirisë, shtetit dhe historisë së Kosovës nuk mund të zhbëhet nga asnjë proces dhe nga asnjë distancë”, ka shkruar Hamza.
“Hashim Thaçi, ty dhe shokët e tu ju presim më 16 shtator në Prishtinë, si çlirimtarë, bashkë me mbi një milion shqiptarë që presin kthimin tuaj në atdhe. Lira ka emër”, shkroi ai.

Ndërkaq, ish-presidenti Hashim Thaçi ka rrëfyer në një intervistë për RTV Dukagjini për jetën e tij, rrugëtimin si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe angazhimin e tij politik në procesin e shtetformimit të Kosovës.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mbi 800 hotele zvicerane i bashkohen padisë kolektive kundër Booking.com

16.11.2026

Tragjedi në Itali, vdes 47 vjeçari nga Tetova (FOTO)

15.11.2026

Zvicra shënon nesër Ditën e Produkteve të Dorës së Dytë

13.11.2026

Zvicra shkëlqen në World Ski Awards 2026, por titulli i resortit më të mirë në botë shkon në Francë

13.11.2026