KOSOVA

Haradinaj: Opozita duhet të ketë Presidentin ose Kryeministrin

Kosova.Today ·

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë bashkëvendimarrëse në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Sipas Haradinajt, s’është mirë për vendin nëse një parti merr hise vetëm në qeveri...

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se partitë opozitare mund ta ndihmojnë Kosovën duke qenë bashkëvendimarrëse në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Haradinajt, s’është mirë për vendin nëse një parti merr hise vetëm në qeveri por s’ka në dorë ndonjë pozitë vendimmarrëse.

Ai ka thënë se nëse Kurti ka logjikë demokratike, atëherë e lexon rezultatin e zgjedhjeve si bashkëvendimarrje.

“Kurti po dëshiron me e poshtëru opozitën duke i ofru vetëm pjesëmarrje në qeverisje. Udhëheqësit e regjimit totalitar frikësohen nga bashkëvendimarrja. Opozita s’duhet që vetëm të marrë pjesë në qeverisje”, ka thënë Haradinaj.

“A e lexon rezultatin si bashkëvendimarrje. Nëse e lexon si bashkëvendimarrje, nëse nuk e lexon kështu është e kotë të ketë takime. Nuk mendoj që opozita e ndihmon Kosovën duke u bërë pjesë e qeverisë vetëm për përfitime të pushtetit. Opozita e ndihmon Kosovën vetëm nëse bohet pjesë e vendimmarrjes. Por nëse kemi rol në bashkëvendimarrje, atëherë po”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, opozita duhet ta ketë njërën prej pozitave, Presidentin ose shefin e Qeverisë.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kosova pa taksë për karbonin, përball faturës së ndotjes

15.11.2026

S’ka kuorum në Kuvend për rezolutën që kërkon furnizim të pandërprerë me barna esenciale

13.11.2026

Rikthehen fluturimet në SHBA pas kaosit në aeroporte – rreth 10 mijë anulime për shkak të një defekti në sistemin e trafikut ajror

14.11.2026

E pranon Vuçiq: Kurti nuk më lejon të hyj në Kosovë, as mua e as familjarët e mi

15.11.2026