JETA

Hasani: Ramush Haradinaj është figura e duhur për president në këto rrethana

Kosova.Today ·

Ish-deputeti Nait Hasani ka thënë se Ramush Haradinaj do të ishte zgjedhja e duhur për president të Kosovës në rrethanat aktuale politike. Hasani e lidhi çështjen e presidentit edhe me zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve...

Ish-deputeti Nait Hasani ka thënë se Ramush Haradinaj do të ishte zgjedhja e duhur për president të Kosovës në rrethanat aktuale politike.

Hasani e lidhi çështjen e presidentit edhe me zhvillimet pas vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij, Kosova ka nevojë që në krye të shtetit të ketë një figurë të dalë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e cila do të mund ta përfaqësonte drejtpërdrejt narrativën e luftës çlirimtare në takimet ndërkombëtare.

Hasani tha se një profil i tillë do të duhej të kundërshtonte pretendimet që, sipas tij, e paraqesin UÇK-në si pjesë të një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Ai përmendi konkretisht Haradinajn, ish-komandant i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish-kryeministër i Kosovës.

“Sot për sot Kosova është në krizë. Edhe për president, po dhe në rrethanat pas vendimit të Gjykatës Speciale. Neve duhet t’i tregojmë botës se nuk jena ndërmarrje e përbashkët kriminale.”

Hasani argumentoi se përballë kësaj situate, sipas tij, presidenti i ardhshëm duhet të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me luftën e UÇK-së dhe ta përfaqësojë atë histori në kontaktet me liderët ndërkombëtarë.

Në këtë kontekst, ai e veçoi Haradinajn si figurën që do të mund ta merrte këtë rol, duke iu referuar së kaluarës së tij në UÇK dhe historisë së familjes Haradinaj gjatë luftës. /KlanKosova


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Aldi Suisse tërheq nga shitja mini filetot e pulës, konstatohet prania e listerisë

13.11.2026

Piloti shqiptar shpallet më i miri me avionët F-35 në forcën ajrore të SHBA

15.11.2026

Shqyrtohen masa për të shkurtuar pritjet në kontrollet e aeroporteve

14.11.2026

Pas të ftohtit, të dielën temperaturat mund të arrijnë deri në 15 gradë

13.11.2026