JETA

Haxhiu: Etnofest është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë

Kosova.Today ·

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar Etnofestin në fshatin Kukaj, ku e cilësoi këtë festival si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, përcjell albinfo.ch. Haxhiu tha se Etnofesti, i cili prej vitesh...

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar Etnofestin në fshatin Kukaj, ku e cilësoi këtë festival si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend, përcjell albinfo.ch.

Haxhiu tha se Etnofesti, i cili prej vitesh organizohet në Kukaj, është shndërruar në një hapësirë ku ruhen dhe promovohen traditat, arti dhe identiteti kulturor shqiptar. Ajo theksoi se festivali ka krijuar një lidhje të veçantë me publikun dhe vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në jetën kulturore të Kosovës.

Sipas saj, organizime të tilla janë të rëndësishme jo vetëm për promovimin e trashëgimisë kulturore, por edhe për zhvillimin e turizmit kulturor dhe për afrimin e brezave të rinj me traditat shqiptare.

Edicioni i 16-të i Etnofestit po mbahet nga 3 deri më 10 gusht në Kukaj të Prishtinës, me një program që përfshin shfaqje teatrore, koncerte, ekspozita, promovime librash dhe aktivitete të tjera artistike.

The post Haxhiu: Etnofest është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Kreu i inteligjencës zvicerane paralajmëron për praninë e shumë spiunëve rusë

14.11.2026

Burrat demonstruan në Bernë kundër dhunës ndaj grave

14.11.2026

Aksion i madh kundër trafikut të drogës në Zvicër, arrestohen 41 persona

12.11.2026

Bazeli përplot shqiptarë, mbi 11 mijë banorë e kanë shqipen gjuhë kryesore

15.11.2026