JETA

Haziri: S’jemi 12, por 18 deputetë që mund ta votojmë Presidentin

Kosova.Today ·

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur nëse kolegët e tij të partisë në Kuvend do ta mbështesnin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, në rast se arrihet një marrëveshje me partitë e tjera, përfshirë PDK-në. Haziri tha se çështja...

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, është pyetur nëse kolegët e tij të partisë në Kuvend do ta mbështesnin kandidaturën e Bekim Sejdiut për president, në rast se arrihet një marrëveshje me partitë e tjera, përfshirë PDK-në.

Haziri tha se çështja nuk lidhet me emrin e Bekim Sejdiut, por me arritjen e një konsensusi që do të siguronte unitetin e votimit.

“Praktikisht, nuk ka të bëjë me emrin e përveçëm, nuk ka të bëjë kurrgjë me Bekimin, si i propozuar dhe si kandidat me kredibilitet. Ka të bëjë me mosarritjen e një konsensusi i cili ia siguron unitetin e votimit, në mënyrë që ai me siguru unitetin e popullit në të ardhmen”, deklaroi Haziri.

I pyetur nëse, në rast të një marrëveshjeje edhe me partitë e tjera për Bekim Sejdiun, deputetët e LDK-së do të vazhdonin ta mbështesnin, Haziri u shpreh:

“Mos na ndani, ne jemi 18. Ne e kemi një dallim, një rast, po LDK-ja e ka një vlerë të demokracisë, ne bashkohemi në dallimet tona. Kështu që ajo është vetëm një episod që ka ndodhur në një rast kur janë dalluar…”, tha Haziri.


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Një ditë në botën e të rriturve, dita e së ardhmes në Zvicër

12.11.2026

Shtohen vjedhjet në Zvicër, policia jep këshilla për mbrojtjen e banesave

13.11.2026

Me shqiponjën dykrenare në diplomim! Adem Dalipi nga Kërçova krenon shqiptarët në Amerikë

13.11.2026

Zvicra ndër vendet me më shumë javë mungesa në punë për shkak të sëmundjeve

12.11.2026