MAQEDONIA

Hiqen tezgat e improvizuara përreth “Bit Pazarit”! Sekuestrohen rreth 500 kilogramë ushqime

Kosova.Today ·

Në një aksion të përbashkët të policisë dhe disa shërbimeve inspektuese janë larguar shitësit ambulantë përreth Bit-Pazarit. Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftoi se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 500 kilogramë ushqime. Aksioni...

Në një aksion të përbashkët të policisë dhe disa shërbimeve inspektuese janë larguar shitësit ambulantë përreth Bit-Pazarit.

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari njoftoi se gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 500 kilogramë ushqime.

Aksioni është zhvilluar në hapësirën përreth tregut, ku shitësit ilegalë vendosnin tezga të improvizuara, kryesisht në ditët kur kishte më shumë blerës. Në terren kanë qenë pjesëtarë të MPB-së, inspektorë të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, inspektorë komunalë të Qytetit të Shkupit dhe Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Janë larguar tezgat, kryesisht me fruta e perime, si dhe pajisjet e shitjes të vendosura në shtigjet për këmbësorë dhe biçikleta. Për shitësit e konstatuar janë paralajmëruar masa kundërvajtëse.

The post Hiqen tezgat e improvizuara përreth “Bit Pazarit”! Sekuestrohen rreth 500 kilogramë ushqime appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

13.11.2026

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari: “Nuk mund t’i kesh edhe milionat e Soravisë, edhe shqipen! Ose ti mundesh, por pastaj s’mundesh!”

13.11.2026

Fillon debati për buxhetin e vitit 2027 në RMV, janë paraqitur mbi 300 amendamente

13.11.2026

Maqedonia e Veriut renditet e 41-ta në Evropë për GDP-në për banor, pas Serbisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë

13.11.2026