MAQEDONIA

Mexhiti dhe Sulejmani në Ankara, kërkohet mbështetja turke për Çarshinë e Shkupit

Kosova.Today ·

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi bashkë me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sylejmani zhvilloi një takim në Ankara me zëvendësministrin turk të Kulturës dhe Turizmit, Nadir...

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi bashkë me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sylejmani zhvilloi një takim në Ankara me zëvendësministrin turk të Kulturës dhe Turizmit, Nadir Alparslan, ku në fokus ishte restaurimi, mbrojtja dhe zhvillimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Në takim ishte i pranishëm edhe ish-kryetari i Bursës, Rexhep Alltepe, dhe ish-zëvendëssekretari i qytetit të Bursës, urbanisti Bajram Vardar.

Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit institucional për hartimin e një projekti gjithëpërfshirës të restaurimit të Çarshisë së Vjetër, si dhe sigurimin e mbështetjes financiare për realizimin e tij. Palët u dakorduan për përgatitjen e një masterplani dhe formimin e një bordi këshilldhënës, i cili do të koordinojë procesin dhe hapat e mëtejshëm drejt konkretizimit të projektit.

“Çarshia e Vjetër e Shkupit është një trashëgimi e çmuar historike, kulturore dhe ekonomike. Synimi ynë është që restaurimi dhe ruajtja e vlerave të saj autentike të ecin paralelisht me zhvillimin e zejtarisë, tregtisë dhe turizmit, duke e shndërruar këtë hapësirë në një qendër edhe më tërheqëse dhe funksionale”, theksoi Mexhiti.

Komuna e Çairit e konsideron këtë bashkëpunim një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qasjeje afatgjate për revitalizimin e Çarshisë së Vjetër, përmes ruajtjes së identitetit të saj historik dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik e turistik.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, përpara saj disa raste të bujshme

12.11.2026

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator, shumica dërmuese nga Turqia

12.11.2026

Punësimet ‘tinëzare’ në Spitalin e Kumanovës, 80 maqedonas, asnjë shqiptar

12.11.2026

SHASIVARI HAP PROCESIN LIGJVËNËS NDAJ PUBLIKUT-KODI I RI PENAL DHE LIGJI PËR PROCEDURËN PENALE PUBLIKOHEN NË ENER

13.11.2026