KOSOVA

Rama: Historia po shkruhet, Prishtina 2030

Kosova.Today ·

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka udhëtuar drejt qytetit italian të Tarantos, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat do të zhvillohen në Prishtinë dhe Shqipëri. Rama ka bërë të ditur përmes një...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka udhëtuar drejt qytetit italian të Tarantos, në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare 2030, të cilat do të zhvillohen në Prishtinë dhe Shqipëri.

Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se vizita në Taranto synon njohjen nga afër me përvojën e organizimit të Lojërave Mesdhetare dhe marrjen e praktikave më të mira për përgatitjet e edicionit të vitit 2030.

“Historia po shkruhet. Prishtina 2030”, ka shkruar Rama.

Ai ka theksuar se kjo vizitë është një mundësi për të parë nga afër organizimin dhe për të mësuar nga përvoja e Tarantos.

“Sot, rrugës për Taranto. Me pa nga afër, me mësu nga përvoja e tyre dhe me marrë më të mirën për atë që po ndërtojmë bashkë”, ka deklaruar ai.

Në fund, Rama ka përcjellë edhe mesazhin “Nga Taranto në Prishtinë. Next stop 2030”./teve1

The post Rama: Historia po shkruhet, Prishtina 2030 appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.

Lexo në faqen e plotë
Të ngjashme

Vdes një grua 43 vjeçare në Pejë, Spitali rajonal jep detaje për rastin

14.11.2026

Arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija, dyshohet për trafikim të kok’ainës

15.11.2026

Nga arresti shtëpiak në stadiumin “Fadil Vokrri”, ish-drejtori i Spitalit të Mitrovicës “shijon” Kosovë-Izrael

14.11.2026

​Studentët në Tiranë bllokojnë rrugën te Zogu i Zi

14.11.2026